LAJMI I FUNDIT! Real Madridi merr vendim zyrtar për Modric

8 Qershor 2022
13:46
Alfred Lleshi
back button

Tani është zyrtare! Real Madridi ka rënë dakord me Luka Modriç për ta rinovuar kontratën edhe një vit tjetër. Pra, mesfushori kroat do të jetë pjesë e “Los Blancos” edhe sezonin 2022-2023, të paktën. Dëshira e tij, e shprehur gjithmonë, ka qenë mbyllja e karrierës në “Santiago Bernabeu”.

Paraqitja e 36-vjeçarit ka qenë mbresëlënëse, duke vijuar të jetë titullar i padiskutueshëm në formacionin e Carlo Ancelotti. Pavarësisht viteve mbi supe, ylli kroat ka ruajtur një formë të shkëlqyer fizike dhe sportive.

Ai kishte ndikim të konsiderueshëm në fitimin e titullit të La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve në sezonin që sapo u mbyll. Gjithë këto “valenca” kanë merituar kontratën e re, edhe pse 1-vjeçare (rregull i panegociueshëm për çdo lojtar 30 e më shumë vjeçar në raportin e Perez).

Pra, pas konfirmimit zyrtar të nënshkrimit të Antonio Rudiger dhe arritjes së marrëveshjes totale me Aurelien Tchoumeni, Real Madridi vazhdon të formësojë të ardhmen e vet para sezonit të ri.

Me konfirmimin zyrtar të rinovimit me Luka Modric, pas zgjatjes njëvjeçare të marrëveshjes, Real Madridi do t’i thotë lamtumirën mbrojtësit të krahut Marcelo, si dhe Gareth Bale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit