Qendërmbrojtësi i PSG-së, Milan Škriniar (29 vjeç) ka rënë dakord të bashkohet me Juventusin, sipas një raporti nga Foot Mercato. Futbollisti sllovak nuk konsiderohet nga Luis Enrique-s, me kapitenin e klubit Marquinhos dhe Willian Pacho që janë partnerë shumicën e kohës në prapavijë.
Me Presnel Kimpembe dhe Lucas Hernandez të kthyer nga lëndimi dhe Lucas Beraldo gjithashtu pjesë e skuadrës së PSG-së, Škriniar pritet të mbetet jashtë formacioni ne Ligue 1.
Le Parisien raportoi së fundmi se situata e Škriniar ka tërhequr interes nga skuadrat e Premier League dhe Serie A me Juventusin që thuhet se do ta bëjnë ish-kapitenin e Interit objektivin e tyre prioritar. Bardhezinjte po kërkojnë të përforcojnë mbrojtjen e tyre pas dëmtimit të rëndë në gju të Gleison Bremer.
Foot Mercato raporton se Škriniar është i vetëdijshëm për situatën e tij aktuale te PSG dhe tani është i hapur për t’u larguar nga kampionët e Ligue 1. Gazeta shton se sllovaku ka rënë dakord në parim për t’u bashkuar me Juventusin e Thiago Motta-s dhe se bisedimet tashmë janë duke u zhvilluar mes dy palëve.
Duke marrë parasysh se Škriniar është i lidhur me një kontratë që skadon në vitin 2028, PSG eshte në një pozicion të favorshëm për të vlerësuar një tarifë të konsiderueshme nga shitja e qendërmbrojtësit te Juventusi.