LAJMI I FUNDIT: Ylli i Milanit braktis stërvitjen me paterica!

20 Tetor 2020
14:26
Telesport
back button

Një lajm vërtet i keq ka ardhur sot për Milanin dhe për trajnerin Pioli i cili ka humbur numrin “10” Calhanoglu, pjesë e rëndësishme të skuadrës dhe ai futbollist i aftë që të bëjë dy fazat e lojës, pra unaza lidhëse mes sulmit dhe mesfushës.

Turku – me shumë mundësi –  nuk do të luajë ndaj Celtic në Europa League dhe duhet të kuptohet nëse do të jetë e vetmja ndeshje që do të jetë jashtë fushës.

Sipas asaj që ka raportuar Manuele Baiocchini i “Sky Sport”, fantazisti turk është detyruar të braktisë sot stërvitjen në Milanello me paterica për një ndrydhje të mundshme të kaviljes që duhet të vlerësohet me kontrolle të reja.

Duhet kuptuar entiteti i dëmtimit dhe se sa kohë do të duhet të rikuperojë, por sipas “Sky” mungesa e tij në Europa League ndaj Celtic është thuajse e sigurtë.

Alternativa për ta zëvendësuar pritet të jetë Brahim Diaz, që në atë rol është ideali.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit