Lajmi i fundit, ylli i Real Madrid rrezikon gjashtë muaj burg

22 Tetor 2020
23:08
Denis Hakanaj
back button

Porkurorët serbë kanë ngritur akuza kundër yllit të Real Madrid, Luka Jovic, për shkeljen e karantinës gjatë gjendjes së emergjencës marsin e kaluar, sipas agjencisë se lajmeve Tanjug.

Prokurorët kanë kërkuar gjashtë muaj burg për lojtarin.

Sipas ligjit serb, gjykata tani duhet të konfirmojë akuzën e ngritur nga prokuroria.

Sipas televizionit shtetëror RTS, Jovic ka patur mundësinë të paguante një gjobë 35 mijë dollarë që do të kishte shmangur ngritjen e akuzave të tjera.

Tanjug kanë bërë të ditur se të premten do të publikojnë detaje të tjera në lidhje me çështjen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit