Lajmi i shumëpritur!!! Fury e Joshua miratojnë ofertën për duelin e kësaj vere

16 Prill 2021
9:14
Telesport
back button

Boksierët britanikë Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë aprovuar ofertën për vendin dhe datën për të zhvilluar duelin e parë mes tyre, sfidë që do të zhvillohet këtë verë dhe do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Lajmin e konfirmoi sot për “Sky Sports” Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit e njëkohësisht menaxheri i Joshua.

Hearn deklaroi se të martën ka takuar personalisht Fury dhe konfirmoi se ka marrë nga të dy boksierët miratimin për ofertën e bërë. Tashmë atij i duhet të finalizojë detajet e fundit në lidhje me datën dhe vendin. “E takova Tyson në Las Vegas, në hotelin e tij. U takuam për 10 minuta dhe takimi shkoi mirë”, u shpreh Hearn.

Oferta që u është lënë në tavolinë dy boksierëvë është miratuar nga të dy dhe shumë shpejt do të publikojmë datën, vendin dhe zyrtarizojmë sfidën e madhe të unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë. Garantoj se kjo sfidë do të zhvillohet këtë verë me 100%”, tha Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit