Lakers e Clippers humbasin para derbit, Milwaukee bën ligjin në Lindje

23 Dhjetor 2019
8:37
Telesport
back button

Denver i jep një leksion të mirë ekipit të Lakers, duke fituar 128-104, sukses që ngjit skuadrën e Nuggets në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Mungesa e LeBron James u ndje shumë tek ekipi i Lakers edhe pse Davis shkëlqeu, duke realizuar 32 pikë e 11 rebound. Për Denver diferencën e bënë lojtarët e stolit, teksa realizuan 50 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Millsap, autor i 21 pikëve.

Humbet edhe skuadra e Clippers, që u mund 118-112 nga Oklahoma, sfidë e dominuar nga vendasit gjatë gjithë kohës. Shai me 32 pikë dhe Schroder me 28 pikë ishin më të mirët në fushë për Oklahomën, ndërsa për Clippers u dallua Lou Williams me 22 pikë, por që mbetën për statistikë (Leonard nuk luajti). Fiton skuadra e Boston, që mundi 119-93 ndaj Charlotte (Tatum 39 pikë e 12 rebound).

Në Lindje, vazhdon të shkëlqejë skuadra e Milwaukee, që fitoi 117-89 ndaj Indiana dhe kryeson pa probleme renditjen. Antetokounmpo realizoi 18 pikë e 19 rebound. Fitojnë edhe kampionët e Toronto, që triumfuan 110-107 ndaj Dallas, ndeshje me rivalitet dhe emocione në fundin e saj. Më i miri në fushë ishte Lowry me 32 pikë e 10 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

Toronto – Dallas, 110-107

Boston – Charlotte, 119-93

Milwaukee – Indiana, 117-89

Oklahoma – Clippers, 118-112

Lakers – Denver, 104-128

Lajme të tjera

Lajmet e fundit