Lakers harrojnë se si fitohet, humbasin edhe Toronto e Bucks

18 Mars 2019
8:21
Telesport
back button

Houston konsolidon vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 117-102 ndaj Minnesota, ndeshje e dominuar nga skuadra teksane. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, skuadra e Houston shkëputet në të dytën, ku u dallua Paul me 25 pikë e 10 asist, mbështetur nga Harden e Capela me nga 20 pikë secili. Vijojnë të zhgënjejnë Lakers, që u mundën në sekondat e fundit 124-123 nga New York, ndeshje ku për vendasit u dalluan Mudiay me 28 pikë e Dotson me 25. Te Lakers u rikthye në fushë LeBron James, që realizoi 33 pikë, por që mbetën për statistikë.

Jashtë fushe fiton Philadelphia, që falë 40 pikëve e 15 rebound të Embiid, mundi 130-125 Milwaukee. Për vendasit u dallua Giannis, autor i 52 pikëve e 16 rebound, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Fitore e vështirë edhe për Clippers,që mundën 119-116 Brooklyn, sfidë ku të dyja ekipet kryesonin në momente të caktuara të ndeshjes. Por në fund fituan kalifornianët, ku u dallua Lou Williams, autor i 25 pikëve.

Humbet Toronto, që u mund 110-107 nga Detroit, ndeshje me rivalitet dhe emocione, sidomos në minutat e fundit. Griffin realizoi 25 pikë për Pistons, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Leonard për kanadezët. Miami, falë 19 pikëve të Dragic, që e nisi ndeshjen nga stoli, mundi 93-75 Charlotte dhe mbetet në garë për një vend në play off në Lindje. Ndërsa Orlando mposhti 101-91 Atlantën, sfidë ku diferencën e bëri Vucevic, që realizoi 27 pikë e 20 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

New York – Lakers, 124-123

Miami – Charlotte, 93-75

Milwaukee – Philadelphia, 125-130

Detroit – Toronto, 110-107

Orlando – Atlanta, 101-91

Sacramento – Chicago, 129-102

Houston  – Minnesota, 117-102

Clippers – Brooklyn, 119-116

Lajme të tjera

Lajmet e fundit