Lakers humbasin edhe ndaj Philadelphia, zhgënjejnë Spurs dhe Warriors

26 Mars 2021
8:31
Telesport
back button

Philadelphia fitoi sot 109-101 në fushën e Lakers dhe konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e dominuar në përgjithësi nga miqtë, ku u dallua Danny Green me 28 pikë, një ish-Lakers, që u hakmorr pas largimit. Për vendasit, Kuzma realizoi 25 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, e katërta radhazi për kalifornianët.

Fitore të thelklë korri Sacramento, që mundi 141-119 Golden State, sfidë ku u dallua Fox, autor i 44 pilkëve për vendasit. Skuadra e Clippers, falë 28 pikëve të Jackson dhe 24 të Goerge mposhti 98-85 San Antonio jashtë fushe. Në takimet e tjera të luajtura sot, Portland triumfoi në fund 125-122 ndaj Miami (McCollum 35 pikë), ndërsa New York mposhti 106-102 Washington (Burks 27 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Miami – Portland, 122-125

New York – Washington, 106-102

San Antonio – Clippers, 85-98

Lakers – Philadelphia, 101-109

Sacramento – Golden State, 141-119

Lajme të tjera

Lajmet e fundit