Lakers kalojnë krizën, fitojnë edhe Denver e Phoenix

29 Mars 2021
8:23
Telesport
back button

Lakers duket se kanë kaluar krizën, duke korrur sot fitoren e dytë radhazi pa yjet e saj. Kalifornianët mundën 96-93 Orlando, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Schroder me 24 pikë e Kuzma me 21 bënë diferencën në fushë për Lakers, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Bacon për miqtë.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, spikat fjtorja e Dënver, 126-102 ndaj Atlanta. Ndeshje e dominuar nga Nuggets, ku u dallua Green me 20 pikë, ndërkohë që të gjithë titullarët realizuan mbi 12 pikë. Fiton edhe Phoenix, 101-97 ndaj Charlotte (Booker 35 pikë), ndërsa Portland mundi 122-117 Toronto, falë 23 pikëve të McCollum.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Phoenix, 97-101

Toronto – Portland, 117-122

Denver – Atlanta, 126-102

Lakers – Orlando, 96-93

Lajme të tjera

Lajmet e fundit