Lakers mposht Indiana me LeBron e Davis, ja situata e skuadrave para play off-it

16 Maj 2021
9:31
Telesport
back button

Fitorja e katërt radhazi në NBA për ekipin e Lakers, që mundi 122-115 Indiana jashtë fushe. Rikthimi i Davis dhe LeBron “bën me krahë” ekipin kalifornian, pasi të dy realizuan 52 pikë së bashku e 17 rebound. Gjithsesi, situata është ende e ndërlikuar për Lakers, që ndodhen në zonën “play in tournament” dhe jo në play off.

Fiton edhe Brooklyn, që mundi 105-91 Chicago dhe është ende në garë për kreun e renditjes në Lindje. Irving me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për Brooklyn, ndërkohë që 48 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Ndërsa Milwaukee, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë mbi 10 pikë), mundi 122-108 Miami dhe ndodhet i treti në Lindje.

Fitore të thellë korri sot ekipi i Phoenix, që mundi 140-103 San Antonio, duke synuar kreun në Perëndim. Booker me 27 pikë bëri diferencën në parket për Suns, për të cilën realizuan të 13 lojtarët e aktivizuar. Pa probleme fiton edhe Boston, 124-108 ndaj Minnesota, sfidë ku u dallua Tatum me 26 pikë e 11 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Chicago, 105-91

Indiana – Lakers, 115-122

New York – Charlotte, 118-109

Minnesota – Boston, 108-124

San Antonio – Phoenix, 103-140

Milwaukee – Miami, 122-108

Lajme të tjera

Lajmet e fundit