Lakers mposhtin Bulls falë LeBron, Spurs fitojnë derbin me Dallas

13 Mars 2019
8:23
Telesport
back button

Lakers rikthehen te fitorja në kampionat pas 5 humbjesh radhazi, duke mundur 123-107 Chicago në fushën e këtij të fundit. Fitorja e ekipit kalifornian u vendor në periodën e fundit, me të zakonshmin LeBron James që ishte lider në fushë, ai realizoi 36 pikë e 10 rebound, mbështetur edhe nga Kuzma me 21 pikë. San Antonio fitoi 112-105 ndaj Dallas në derbin teksan, një takim i dominuar dhe fituar me meritë nga Spurs, që patën epërsi gjatë gjithë kohës.

Brunson me 34 pikë ishte shënuesi më i mirë për Dallas, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. në kahun tjetër, DeRozan realizoi 33 pikë, mbështetur nga Aldridge me 28 pikë e White me 23. Portland befason Clippers, duke fituar 125-104 në Los Anxhelos. Për Clippers shkëlqeu Harrell, autor i 22 pikëve e 11 rebound, por që mbetën për statistikë. McCollum, që realizoi 35 pikë, ishte lider për Portland, ndërsa Lillard e Nurkic realizuan nga 20 pikë.

Milwaukee ruan kreun në Lindje, pas fitores 130-113 ndaj New Orleans, takim ku miqtë patën epërsi në fushë gjatë gjithë kohës. Giannis me 24 pikë dhe Middleton me 23 bënë diferencën në parket, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Randle për vendasit. Fiton edhe skuadra e Denver, që mundi 133-107 Minnesota, takim ku diferencën në parket e bëri Murray me 30 pikë. Philadelphia, falë 26 pikëve të Simmons, mundi 106-99 Cleveland.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – New York, 103-98

Philadelphia – Cleveland, 106-99

Chicago – Lakers, 107-123

Dallas – San Antonio, 105-112

New Orleans – Milwaukee, 113-130

Denver – Minnesota, 133-107

Clippers – Portland, 104-125

Lajme të tjera

Lajmet e fundit