Lakers në sulm për Leonard, në takimin me lojtarin edhe LeBron e Magic

29 Qershor 2019
17:05
Telesport
back button

Skuadra e Lakers, pasi ka siguruar Anthony Davis, kërkon të sjellë në merkaton e verës edhe basketbollistin e shpallur MVP të finaleve play off, Kawhi Leonard, kampion i NBA-së me Toronto. Për të bindur yllin e skuadrës kanadeze, në takimin që përfaqësuesit e skuadrës kaliforniane do të bëjnë me lojtarin e menaxherin e tij do të jenë të pranishëm pikërisht dy yjet e këtij ekipi, LeBron James dhe Anthony Davis.

Në fakt, Leonard ka kërkuar që në takim të jenë ish-presidenti Jeanie Buss dhe legjenda Magic Johnson, por NBA ka ndaluar Buss të jetë në takimet me “free agent” (lojtarët e lirë). Gjithsesi, Magic Johnson do të jetë në takim e bashkë me të edhe LeBron e Davis, që të tre do të diskutojnë me lojtarin.

Lakers kanë hapësirën financiare për të sjellë Leonard në Los Anxhelos, pasi kanë mundësi t’i ofrojnë 32 milionë dollarë në sezon lojtarit. Gjithsesi, ky takim nuk do të zhvillohet para datës 6 korrik, kur të zyrtarizohet fillimisht transferimi i Davis te Lakers.

Duket se do të jetë një derbi mes Lakers dhe Clippers për të marrë Leonard, pasi të dyja këto skuadra i ofrojnë lojtarit të njëjtën kontratë: 141 milionë dollarë për 4 vitet në vijim. Për këtë arsye, Lakers do të përdorin yjet e skuadrës si armë sekrete për të bindur lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit