Lakers shpërdorojnë një tjetër shans për kualifikim, fitojnë Detroit dhe Cleveland

30 Prill 2026
8:29
Telesport
back button

Houston arriti sot një fitore të madhe në fushën e Lakers me shifrat 99-93, duke rihapur garën për një vend në gjysmëfinale. Tashmë Lakers udhëheqin 3-2 serinë, duke shpërdoruar një shans të artë, pasi luanin në fushën e tyre. Të gjithë titullarët e Houston realizuan mbi 12 pikë, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e LeBron James.

Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Detroit mundi 116-109 Orlando dhe qëndron në lojë për një biletë mes ekipeve më të mira. Skuadra e Orlando tashmë udhëheq 3-2 serinë e takimeve. Edhe pse Banchero realizoi 45 pikë, ato s’mjaftuan për miqtë, ndërkohë që po 45 pikë realizoi edhe Cunningham për Pistons.

Në ndeshjen tjetër çerekfinale, skuadra e Cleveland mundi 125-120 Toronto pas një loje spektakolare. Të dyja skuadrat rivalizuan fort, por vendasit triumfuan 46 pikëve të dyshes Mobley-Harden. Falë këtij triumfi, ekipi i Cavaliers udhëheq 3-2 serinë e ndeshjeve ndaj kanadezëve.

Konferenca e Lindjes, çerekfinale

(1-8), Detroit – Orlando, 116-109 (2-3)

(2-7), Boston – Philadelphia, (3-2)

(3-6), New York – Atlanta, (3-2)

(4-5), Cleveland – Toronto, 125-120 (3-2)

Konferenca e Perëndimit, çerekfinale

(1-8), Oklahoma – Phoenix, (4-0)

(2-7), San Antonio – Portland, (4-1)

(3-6), Denver – Minnesota, (1-3)

(4-5), Lakers – Houston, 93-99 (3-2)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit