Lakers triumfojnë në fushën e Memphis, zhgënjejnë Houston e Clippers

9 Dhjetor 2018
10:08
Telesport
back button

Lakers rikthehen te fitorja në NBA, pas triumfit 111-88 në fushën e Memphis, ndeshje e komanduar nga kalifornianët, që arritën një fitore të rëndësishme për renditje në Konferencën e Perëndimit. James e Kuzma realizuan nga 20 pikë secili për Lakers, ndërkohë që 6 lojtarë të ekipit kalifornian shënuan mbi 10 pikë.

Vijon momenti i keq i Houston, që nga pretendent për titull renditet në vendin e parafundit në Perëndim. Ekipi teksan u mund sot 107-104 nga Dallas, një sfidë emocionuese dhe me rivalitet deri në fund, ku të dyja skuadrat e kërkuan fitoren. Matthews dhe Doncic realizuan nga 21 pikë për Dallas, por kolektiviteti ishte çelësi i fitores, ndërsa për Houston nuk mjaftuan 35 pikë e Harden për të evituar humbjen.

Surprizë disfata që ekipi i Clippers pësoi sot në fushën e tij, ku u mund 121-98 nga Miami, një ndeshje ku pritej fitorja e skuadrës kaliforniane, por që zhgënjyen në periodën e katërt, e cila vendosi edhe fatin e sfidës. Wade rikthehet protagonist, duke realizuar 24 pikë për ekipin nga Florida edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli, mbështetur edhe nga Winsslow me 21 pikë.

Fitore të lehtë arriti edhe skuadra e Boston, që mundi 133-77 Chicago, sfidë ku për Celtics u dalluan Brown me 23 pikë e Theis me 22 pikë e 10 rebound (62 pikë erdhën nga lojtarët e stolit). Suksesi i gjashtë sezonal për nënkampionët e Cleveland, që mundën 116-101 Washington (Sexton 29 pikë), ndërsa Brooklyn triumfoi 112-104 ndaj New York në derbi, sfidë ku diferencën e bëri Dinwiddie me 25 pikë.

NBA – Rezultatet  e sotme

Dallas – Houston, 107-104

Indiana – Sacramento, 107-97

Atlanta – Denver, 106-98

Cleveland – Washington, 116-101

New York – Brooklyn, 104-112

Chicago – Boston, 77-133

Memphis – Lakers, 88-111

Portland – Minnesota, 113-105

Clippers – Miami, 98-121

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit