Lakers triumfojnë pas 10 minutave shtesë ndaj Bucks, Golden State fiton në fushën e Miami

27 Mars 2024
8:15
Telesport
back button

Katër ndeshje të luajtura sot në NBA dhe katër fitore të skuadrave udhëtuese. Lakers mposhtën 128-124 Milwaukee pas dy kohëve shtesë. Një ndeshje spektakolare nga të dyja ekipet, me Lakers që korrën suksesin e katërt radhazi.

Edhe pse pa LeBron James, ekipi kalifornian bëri një paraqitje të mirë, ku u dallua Davis me 34 pikë e 23 rebound, mbështetur nga Russell dhe Reaves, me nga 29 pikë secili. Antetokounmpo realizoi një “triple double” për Bucks (29 pikë 21 rebound, 11 asist), por që s’mjaftuan.

Befason Golden State, që mundi 113-92 Miami në shtëpinë e këitj të fundit. Klay Thompson protagonist për Warriors, autor i 28 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Adebayo për ekipin nga Florida.

Skuadra e Dallas, falë 28 pikëve të Doncic dhe 24 të Irving, mundi 132-96 Sacramento, duke qëndruar në zonën play off. Oklahoma ngjitet në vendin e dytë në Perëndim pas fitores 119-112 ndaj New Orleans, sfidë ku u dallua Williams me 26 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Miami – Golden State, 92-113

Milwaukee – Lakers, 124-128

New Orleans – Oklahoma, 112-119

Sacramento – Dallas, 96-132

Lajme të tjera

Lajmet e fundit