Lakers triumfojnë pas kohës shtesë, Denver e Toronto bëjnë detyrën

18 Janar 2019
8:24
Telesport
back button

Pas një loje spektakolare dhe 5 minutave shtesë, skuadra e Lakers fitoi 138-128 ndaj Oklahomës në fushën e kësaj të fundit. një takim që dhuroi shumë emocione, me Lakers që triumfuan edhe pse në fushën e një ekipi pretendent për titull dhe pa LeBron James. George me 27 pikë e Westbrook me 26 pikë e 13 asist ishin më të mirët për skuadrën e Thunder, por të pamjaftueshëm për të evituar humbjen.

Në kahun tjetër, Kuzma me 32 pikë e Subac me 26 pikë e 12 rebound u dalluan në parket për Lakers, ndërkohë që 61 pikë për kalifornianët u dalluan nga lojtarët e stolit. Rikthehet te fitorja skuadra e Toronto, që mundi 111-109 Phoenix, sfidë që u bë tejet dramatike në fund. Ibaka realizoi 22 pikë, duke qenë shënuesi më i mirë për kanadezët, ndërsa 30 pikët e Booker për miqtë mbetën për statistikë.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Philadelphia mposhti me lehtësi 120-96 Indiana në fushën e këtij të fundit, sfidë e dominuar nga miqtë. Butler e mbylli me 27 pikë, mbështetur edhe nga Embiid me 22 pikë e 13 asist. Charlotte, falë 23 pikëve të Walker, mundi 114-95 Sacramento, sukses i merituar për Bobcats, ndërsa Denver konsolidon vendin e dytë në Perëndim pas fitores 135-105 ndaj Chicago (Murray 25 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Sacramento, 114-95

Indiana – Philadelphia, 96-120

Toronto – Phoenix, 111-109

Denver – Chicago, 135-105

Oklahoma – Lakers, 128-138

Lajme të tjera

Lajmet e fundit