LaLiga “shtegton” në Amerikë? Rikthehet hulumtimi i përpara 6 viteve. Konfirmimi vjen nga Barcelona

5 Gusht 2024
16:26
Telesport
back button

Gjashte vjet pas tentativës së parë në shtator 2018, LaLiga me të vërtetë mund të luajë disa ndeshje të sezonit në Shtetet e Bashkuara te Amerikës: burimet prane Barcelonas kanë konfirmuar për Mundo Deportivo se ata kanë filluar të punojnë së bashku me drejtuesit e lartë të ligës përsëri për të luajtur disa ndeshje zyrtare, ndoshta në sezonin 2025/26, në SHBA.

Në sezonin 18/19 LaLiga njoftoi se Girona-Barcelona, një ndeshje e vlefshme për javen e 21-të të kampionatit, do të luhej në stadiumin Hard Rock në Miami. Klubet ranë dakord, por gjithçka u bllokua nga AFE (Shoqata e Futbollit Spanjoll) dhe mbi të gjitha nga Federata Spanjolle e Futbollit. Por tani skenari është ndryshe.

Në fakt, prej gati një viti presidenti i RFEF ka ndryshuar, me largimin e Luis Rubiales dhe ardhjen e Pedro Rocha, ndërsa FIFA ka krijuar një komision për të modifikuar rregullat që rregullojnë këto situata: sot miratimi nga Federata Kombëtare do të zhvendosë vendet e ndeshjeve, por rregullat mund të ndryshojnë së shpejti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit