Lamine Yamal “zbriti nga froni” Mbappé në garën e “Topit të Artë” 2024

30 Tetor 2024
8:22
Alfred Lleshi
back button

Edicioni i 68-të i ceremonisë së “Topit të Artë” do të mbetet në histori. Jo vetëm për dhënien e trofeut të lakmuar Rodrit, si spanjolli dhe mesfushori i parë ndonjëherë, por edhe për Lamine Yamal.

Talenti i Barcelonës hyri në histori, duke u bërë lojtari më i ri që renditet ndonjëherë në “top 10” e këtij çmimi prestigjioz, madje duke parakaluar edhe Kylian Mbappé. Kjo pasi francezi, në momentin e hyrjes në këtë renditje, ishte 18 vjeç e 352 ditë, ndërsa spanjolli 17 vjeç e 107 ditë. Dhe ai u rendit i teti.

Një vlerësim i merituar, ashtu si trofeu “Kopa”, për sulmuesin e djathtë Blaugrana, i cili gjatë verës u bë “fanar” edhe i Spanjës së madhe, drejtuar nga trajneri Luis De la Fuente, drejt fitimit të Kampionatit Europian në Gjermani.

Në gala-në e Parisit, të hënën, ai fitoi edhe trofeun “Kopa” si lojtari më i mirë nën 21 vjeç. Lamine Yamal vazhdon të shkëlqejë vazhdimisht, së fundi në fitoren dërrmuese 4-0 ndaj Real Madridit, në “Bernabeu”.

Pikërisht me atë rast, 17-vjeçari shënoi dhe madje i lejoi veten të festonte me stilin e Cristiano Ronaldos. Statistikat e sulmuesit të Barcelonës për sezonin aktual janë 6 gola dhe 7 asiste, mes kampionatit dhe Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit