Lamine Yamal zbulon ushqimin e preferuar që konusmon para çdo ndeshjeje

9 Maj 2025
16:59
Telesport
back button

Edhe pse vetëm 17 vjeç, Lamine Yamal është kthyer në një yll të ri të futbollit botëror. Së fundmi, prestigjozja “Marca” ka zbuluar detaje interesante për mënyrën si ushqehet djaloshi spanjoll para çdo ndeshjeje. Pjata e preferuar e Lamine Yamal, është pula me oriz dhe salcë kikiriku, një recetë tradicionale me origjinë nga Guinea Ekuatoriale, të cilën preferon të jetë e gatuar nga dart e nënës së tij, zonjës Sheila Ebana.

Nutricionistët dhe ekspertë të ndryshëm të ushqimit janë të gjithë të mendimit që salca e kikirikut është e pasur me shumë vitamina dhe minerale të shëndetshme si fosfori, magnezi apo dhe kaliumi, gjithashtu është një burim i shkëlyqer për yndyrnat e shëndetshme.

Lamine Yamal është i vetëdijshëm se mënyra e ushqimit ndikon shumë në perfomancën e tij në fushë, ndaj ai tregohet shumë i kujdesshëm me ushqimet që konsumon, sidmos në vaktet para ndeshjeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit