Lampard i kënaqur: Ata nuk gjuajtën asnjëherë në portën tonë

15 Korrik 2020
10:51
Telesport
back button

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, u shpreh se kërkon më shumë nga skuadra e tij për të siguruar përfundimisht një vend në Champions League sezonin tjetër. Fitorja 1-0 që “blutë” e Londrës arritën ndaj Norwich në Premier League ishte e rëndësishme për të siguruar një vend mes 4 skuadrave më të mira.

Në këtë moment të sezonit rezultatet janë të rëndësishme për të arritur qëllimin. Ne nuk i dhamë asnjë shans ekipit rival që të gjuajë në portën tonë për 90 minuta. Pavarësisht rezultatit, luajtëm si ekip”, tha Lampard. Skuadra e Norwich në këtë ndeshje nuk gjuajti asnjëherë në portën e Chelsea.

Trajneri i Chelsea shpjegon: “Na duhet të lëvizim më shpejt topin dhe të jemi më të lëvizshëm në fushë. Këtë gjë e kemi bërë pjesërisht këtë sezon, por nëse duam të shkojmë më larg na duhet ta bëjmë këtë gjë më shpesh. Gjithsesi, fituam dhe nuk dua të kritikoj skuadrën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit