Lampard i mbyll derën Interit për N’Golo Kante, tekniku i vë vulën!

22 Nëntor 2020
15:43
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, ka folur në lidhje me mesfushorin N’Golo Kante. Ai mendon se skuadra e tij ka fituar nga fakti që nuk shiti mesfushorin francez.

“Kemi pasur një periudhë pa lëndime dhe jemi vërtetë të kënaqur me rolin e ri të Kantes. E vëzhgojmë shumë atë në stërvitje dhe mënyra se si ai luan është fantastike. Jemi shumë të vetëdijshëm për rolin e tij në skuadër dhe po tregohemi të kujdesshëm me të. Rezultatet janë të dukshme dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu.

“Kalimi në një rol më të thellë për të ka qenë një tranzicion shumë i rehatshëm për të, kështu që ne jemi shumë të lumtur me të. Kam shumë besim tek ai dhe N’Golo është një nga më të mirët në rolin e tij. Nuk ka të bëjë vetëm me rikuperimin e topit apo me prishjen e aksioneve të kundërshtarëve, edhe pse këto janë disa nga cilësitë e tij më të mira. Jemi të kënaqur që ai nuk u largua”, – tha Lampard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit