Lampard: Këtë gjë nuk e kishim bërë kurrë këtë sezon

28 Shtator 2019
18:48
Telesport
back button

Frank Lampard korri fitoren e parë si trajneri i Chelsea në fushën e tij këtë sezon. Skuadra e “blues” mundi 2-0 Brighton. “Kishim nevojë për këtë fitore. Kjo ka qenë ndeshja jonë më e mirë, pasi për 90 minuta e kontrolluam ndeshjen. Kjo s’na kishte ndodhur më parë. Zhgënjimi i vetëm është se nuk arritëm të shënojmë më shumë gola”, tha Lampard.

Më tej, trajneri i Chelsea tha: “Nuk  pësuam gol dhe ky është një lajm pozitiv. Është e rëndësishme për të gjithë kurr arrin fitore të tilla. Nuk patëm shumë fat në pjesën e parë,  pasi mund të kishim shënuar më shumë. Gjithsesi, të rinjtë po përparojnë mirë nga ndeshja në ndeshje. Për sa kohë që luajnë do të rritem edhe më shumë”.

Frank Lampard, trajneri i Chelsea

Lajme të tjera

Lajmet e fundit