Lampard: Nuk dua ta fitoj Kupën e Anglisë për vete, por…

31 Korrik 2020
21:09
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard, ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me finalen e Kupës së Anglisë që skuadra e tij do t ë luajë të shtunën kundër Arsenal-it.

“Natyrisht, kur arrin në finale kërkon të fitosh dhe të ngritja e një trofeu në vitin e parë te Chelsea do të ishte fantastike”, ka thënë Lampard.

“Një finale është gjithmonë e vështirë për t’u fituar dhe ndoshta është akoma më shumë për mua në këto rrethana”.

“Shumë trajnerë të mëdhenj kanë pritur shumë për të fituar një trofe. Por dua ta fitoj këtë finale jo për veten, por për lojtarët dhe klubin dhe për atë që kemi bërë këtë vit”.  .

Lajme të tjera

Lajmet e fundit