Lampard rrezikon, por Chelsea nuk do ta zëvendësojë me Allegri-n për fajin e… Mourinho-s

21 Janar 2021
20:29
Denis Hakanaj
back button

Chelsea, pas blerjeve të bujshme të bërë në merkaton e verës, ndodhet në ujëra të turbullta në Premier League dhe mund të vendosë për shkarkimin e Frank Lampard.

Një nga emrat që kanë filluar të qarkullojnë është edhe ai i Massimiliano Allegri-t, por që nuk mund të ulet në stolin e klubit londinez. Dhe gjithçka për fajin e Mourinho-s.

Sipas ish-lojtarit të Chelsea-t, Craig Burley, ish-trajneri i Juventus nuk do të merret në konsideratë për shkak të ngjashmërisë së madhe taktike me Jose Mourinho-n.

“Allegri njihet për pragmatizmin e tij. Nuk ka asgjë të keqe, por Abramovich ka kërkuar gjithmonë diçka tjetër. Jose Mourinho i ka ardhur në majë të hundës”, ka thënë Burley për ESPN.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit