Lampard sakrifikon N’Golo Kanten, francezi drejt Spanjës

12 Korrik 2020
13:36
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, po mendon të bëjë një lëvizje të dyshimtë. Numri një i stolit mendon të shesë mesfushorin N’Golo Kante. Kampioni i botës konsiderohej i pashitshëm nga londinezët, por gjërat duket se kanë ndryshuar.

Reali e kërkon me ngulm, ndërsa Lampard u ka dhënë dritën jeshile drejtuesve për ta larguar. Arsyeja e kësaj sakrifice lidhet drejtpërdrejtë me merkaton e ve rës. Numri një i stolit do që të rrëmbejë në Londër talentin Kai Havertz.

Madrilenët në krahun tjetër e konsiderojnë si mundësi reale, pasi Modric ka vite mbi shpatulla dhe ka nevojë për freski në mesfushë. Kroos, Casemiro, Valverde dhe N’Golo Kante, pa harruar kroatin në vitin e fundit do të ndërtonin mesfushën më të mirë në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit