Lamtumira e De Rossi-t, Roma përgënjeshtron kapitenin

16 Maj 2019
18:13
back button

Roma ka përgënjeshtruar versionin e Daniele De Rossi, atë që u përhap mëngjesin e të enjtes përmes disa audiove në whatsapp në të cilat kapiteni verdhekuq rindërtonte çështjen dhe duke theksuar paaftësinë e klubit roman për të administruar në mënyrë të përshtatshme tratativat për rinovimin e kontratës mes palëve.

Në “Gazzetta.it” shkruhet se Roma përgënjeshtron mbi të gjitha, faktin se ai i të hënës ishte takimi i parë mes palëve për të folur mbi të ardhmen e De Rossit. 

Palët ishin takuar edhe më parë në tre rrethana dhe në të gjitha rastet klubi informonte kapitenin mbi idetë për të ardhmen dhe për nevojën e rritjes së intensitetit të punës në Trigoria. 

Pikërisht që nga takimet e para i ka komunikuar De Rossit hipotezat e ndryshme lidhur me vijimin e karrierës së tij si futbollist.

Përgënjeshtrohet gjithashtu edhe spekullimi sipas të cilit në takimin e të hënës Roma është tërhequr pasi futbollisti kishte folur për mundësinë e kontratës me xhetona. 

Në kontaktin telefonik mes Fienga dhe De Rossi, pas përballjes së mëngjesit, është përçuar vetëm falenderimi i presidentit Pallotta dhe mundësia për të ndihmuar vetë futbollistin nëse do të vendoste të vijonte karrierën e tij në MLS, duke qenë se mes ortakëve të klubit ka aksionerë të klubeve amerikane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit