Matias Soulé ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore me Romën, me transferimin e tij nga Juventusi tashmë në fazën përfundimtare. Ditën e djeshme, argjentinasi përjetoi një pritje super te ngrohte dhe nje turmë të vërtetë me mbërritjen e tij në kryeqytetin italian dhe sot, në lidhje me vizitat dhe nënshkrimin e kontratës së re, është edhe momenti për t’i dhënë lamtumirën bardhezinjve.
“Faleminderit i dashur Juventus për gjithë këto vite së bashku, jam rritur si njeri dhe mbi të gjitha si njeri. Faleminderit të gjithë tifozëve dhe të gjithë njerëzve që punojnë në klub që më kanë trajtuar gjithmonë mirë që nga dita e parë. Nuk do t’iu harroj kurre, shume faleminderit”, mesazhi i talentit argjentinas.
Prapaskena – Leicester gjithashtu kishte ofruar 30 mln euro fikse dhe bonuse por lojtari donte vetem te kalonte te Roma, i shtyre edhe nga miku i tij Dybala qe i kishte telefonuar, duke shtuar ketu edhe Paredes. Nderkohe, Juventusi do te fitoje 25 mln euro fikse dhe 4 bonuse por edhe 10% te rishitjes se ardhshme.
Gati kontrata 4+1 e Soule te Roma dhe nje rroge me e larte se fitonte te Juventusi. Soule ishte ne huazim te Frosinone sezonin e kaluar ku arriti te shenonte 11 gola dhe te jepte 3 asist.