Lamtumira surprizë e yllit të Milan, tërbohet Giampaolo

24 Qershor 2019
20:59
back button

Problem jo i vogël për trajnerin e ri të Milan Marco Giampaolo, për shkak të lajmit të fundit të merkatos në kampin kuqezi. Ndërkohë që Paolo Maldini i është përveshur punës për të përforcuar mesfushën e “Djallit”, një gjigant i Milan është pranë lamtumirës. Giampaolo kishte në fakt plane të përgatitura, por lajmet që mbërrijnë nga Spanja ndryshojnë gjithçka.

Referuar raportimeve të “elgoldigital”, në fakt Atletico Madrid ka vendosur të prishë planet e trajnerit të Milan. Klubi madrilen ka stacionuar shumën prej 40 milionë euro për të paguar klauzolën e transferimit të Suso.

Mesfushori ofensiv spanjoll ishte ndjekur edhe më parë nga “Colchoneros”, por me këshillën e teknikut të ri kuqezi, Giampaolo, drejtuesit e Milan e kishin hequr spanjollin nga merkato. 

Vetëm 10 ditë më parë Milan kishte komunikuar me menaxherin e Suso për t’i konfirmuar qëllimin për të vijuar bashkë. Opsioni i vetëm për largimin e spanjollit Suso ishte pagimi i klauzolës së transferimit. 

Nga ana tjetër, Atletico Madrid, fillimisht kishte kërkuar të hynte në tratativa për të diskutuar mbi shumën për blerjen e ish-futbollistit të Liverpool, por me interesimin e shfaqur nga Sevilla e më pas me largimin e Griezmann, klubi madrilen ka nxituar të stacionojë shumën fikse prej 40 milionë euro. Një lajm që ka tërbuar trajnerin e Milan, që kishte parashikuar postimin e spanjollit në pozicionin e trekuartistit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit