Lamtumirë Milan, mesfushori merr vendimin për të luajtur në Champions

8 Qershor 2019
20:20
Telesport
back button

Milan përgatit divorcin zyrtar me mesfushorin Tiemoue Bakayoko, që pas përfundimit të huazimit me kuqezinjtë do të rikthehet të luajë me Chelsea, klubi që ka në pronësi kartonin e lojtarit. Kuqezinjtë nuk do të shfrytëzojnë klauzolën në favorin e tyre, sipas së cilës duhet të paguajnë 35 milionë euro për të patur 100% kartonin e lojtarit francez.

Gjatë sezonit të sapombyllur, Bakayoko luajti 42 ndeshje dhe realizoi vetëm 1 gol me fanellën kuqezi. Nga ana teknike, lojtari ka bindur drejtuesit e Milanit, por karakteri i tij shpesh ka qenë problematik për skuadrën. Ndaj, mesfushori 24-vjeçar do të rikthehet në Londër, për të veshur sërish fanellën e “blues”.

Duket se kjo është edhe dëshirë e lojtarit, që ka shansin e madh që vitin tjetër të luajë në Champions League me Chelsea. Duke folur për “L’Equipe”, menaxheri i lojtarit, vëllai i tij Abdoulaye Bakayoko, tha: “Ka disa skuadra që janë interesuar për lojtarin, por ne duam të rikthehemi te Chelsea. E njohim këtë ekip, do të luajë në Champions dhe Tiemoue kërkon vijueshmëri. Ndaj ka vendosur të luajë me Chelsea sezonin tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit