Laporta mesazh Xavi: Me të nuk i kemi mbyllur ende llogaritë, mendoj ende për La Liga dhe Champions

25 Mars 2024
13:08
Telesport
back button

Joan Laporta, presidenti i Barcelona, ende beson në fitimin e titullit në Spanjë. Real Madrid për momentin kryeson tabelën e renditjes me tetë pikë epërsi ndaj rivalëve “blaugrana”, por pas një muaji do të luhet El Clasico, në stadiumin “Bernabeu”.

Presidenti katalanas foli për “Sport” për ndeshjen: “Për titullin ka gjithnjë një mundësi. Nëse duam të fitojmë La Liga do të duhet të fitojmë në Bernabeu. Nuk është e pamundur dhe pastaj do të mbeten gjashtë ndeshje në të cilat asnjëra nga të dyja nuk duhet të gabojë. Gjithçka do të varet edhe nga kundërshtarët që po luajnë për të shpëtuar nga rënia”.

Ky kampionat ende nuk është i mbyllur dhe ne do të luftojmë për ta fituar. Champions League në Wembley? Jam shumë i emocionuar për të arritur në finale dhe për ta fituar atë. Të shohim nëse mund ta mposhtim fillimisht PSG dhe më pas fituesin e Atletico-Dortmund”, tha Laporta në lidhje me Champions League.

Në fund, trajneri foli për vendimin e trajnerit Xavi për t’u larguar në fund të sezonit: “Ne kemi bërë një angazhim për Xavi për të cilin do të flasim në fund të sezonit. Ndonjëherë vendimet rishikohen. Le të imagjinojmë marrjen e një trofeu. Mendoj se Xavi do të mendojë për këtë dhe do të na tregojë se çfarë dëshiron të bëjë”.

Nëse fitojmë një titull padyshim që do të dëshiroja që Xavi të vazhdojë, ia kam thënë tashmë këtë. Këmbëngul të them se e pranova këtë formulë sepse është Xavi dhe sepse e njoh, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Ai është legjendë dhe ka shumë përvojë”, u shpreh Joan Laporta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit