Laporta: Nuk duam polemika me kombëtaren, por Yamal është në dispozicion të Barcelonës

12 Nëntor 2025
10:05
Alfred Lleshi
back button

Joan Laporta foli të mërkurën për situatën aktuale te Barcelona. Mes temave kryesore ishin vizita surprizë e Lionel Messit në “Spotify Camp Nou” dhe mosmarrëveshja me RFEF për pubalgjinë e Lamine Yamal. Presidenti katalanas u përgjigj për “Catalunya Ràdio”:

Lamine Yamal: “E shijon jetën dhe futbollin…, është i pjekur për moshën e tij. Nuk më shqetëson stili i tij i jetesës. Duhet të mbrohet dhe ndihmohet nga ne dhe rrethi i tij. Është më i pjekur se djem të tjerë, ka përvojë dhe e menaxhon mirë. Është profesionist dhe stërvitet shumë. Ka pubalgji, i jap merita sepse po luan edhe gjatë rikuperimit. Jam shumë i kënaqur me të. Si futbollist, është gjeni dhe duhet të mbrohet. Akoma nuk ka arritur ekselencën maksimale. Është më i miri në pozicionin e tij”.

Polemika Lamine-RFEF: “E njoftuam federatën në kohën e duhur, kur e tha mjeku. Respektojmë çfarë thonë nga kombëtarja, nuk duam polemika. Dëshirojmë që lojtari ynë të jetë në ritmin që na intereson. Barcelona dëshiron ta ketë lojtarin në dispozicionin e vet. Pushimi përkon me stinën e ndalesës dhe nuk dëmton kualifikimin e kombëtares, e cila është afër Botërorit”.

Flick: “Hansi është i lumtur, i motivuar…, jeton me Barcelonën. Nuk ka probleme. Po shijon punën dhe më pëlqen ta shoh në sy për gjithçka”.

“Nuk pendohem për largimin e Messit, Barcelona është mbi gjithçka”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit