Laporta thumbon Xavi: Flick po bën një punë të jashtëzakonshme, ai nuk gjen justifikime

4 Tetor 2024
8:29
Telesport
back button

Joan Laporta i dërgon një tjetër mesazh ish-trajnerit Xavi Hernández. Presidenti i Barcelonës, gjatë ditës së hapur të fondacionit Cruyff, vuri në pah aftësitë dhe personalitetin e Hansi Flick.

Ai tha se trajneri gjerman nuk kërkon justifikime pavarësisht dëmtimeve të shumta që skuadra pësoi në fillim të sezonit. Laporta vlerësoi punën e ish-trajnerit të Bayern: “Ne e nisëm mirë. Trajneri ynë po bën shumë mirë dhe nuk justifikohet”.

Dëmtimet janë problem por ai po e kapërcen shumë mirë. Tani lojtarët e rëndësishëm po rikuperohen“, u shpreh më tej Laporta. Ai shtoi se pas rikthimit të De Jong në fushë, ai pret së shpejti edhe ato të Fermín, Dani Olmo dhe Gavi.

Laporta pranoi rolin e madh që luajnë lojtarët e La Masías këtë sezon: “Ka shumë ndeshje. Kalendari na detyron të kemi skuadra konkurruese dhe të shumta. Përfshirja e lojtarëve nga ekipi i të rinjve po jep rezultate të shkëlqyera”.

“E pranoj se Flick po bën një punë të jashtëzakonshme. Ai është një trajner shumë profesionist, i cili e njeh ekipin dhe e menaxhon shumë mirë”, u shpreh më tej presidenti i Barcelonës.

Në fund, ai zbuloi se ardhja Flick ishte një bast i vënë nga Deco: “Deco më kishte thënë se me Flick skyadra do të funksiononte. Ne duhej të jepnim një shtysë të re dhe ai vendosi të merrte Hansi Flick”.

Ai e di që momentet më të mira në historinë e Barçës erdhën falë të rinjve, pastaj erdhën kampionët. Ai është një studiues dhe entuziast i Barçës. Ai po ecën shumë mire dhe e mbështes”, tha Laporta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit