Laporta thumbon Xavi: Rikonfirmimi i tij ishte i sforcuar, më pas ai bëri kërkesa absurde dhe…

5 Qershor 2024
10:38
Telesport
back button

Zjarr dhe flakë te Barcelona pas deklaratës së fundit të presidentit Joan Laporta. Në intervistën e dhënë për “Mundo Deportivo”, numri 1 i klubit “blaugrana” foli për mosmarrëveshjet me ish-trajnerin Xavi Hernandez dhe afrimin e Hansi Flick në këtë detyrë.

Çfarë ndodhi në të vërtetë mes Barcelonës dhe ish-menaxherit Xavi, që çoi në shkarkimin e 44-vjeçarit spanjoll? “Këtë vit gjërat nuk funksionuan. Në shkurt pranova që ai do të largohej në qershor sepse ai është një “Culé” dhe sepse ai gjithashtu na ndihmoi që të mos kërkojmë urgjentisht një zëvendësues”, shprehet Laporta.

Më pas, ai na kërkoi të vazhdojmë dhe e pyeta nëse besonte te skuadra dhe ai më tha PO. Ai rikonfirmim psa disa muajsh ishte shumë i sforcuar. Xavi është një legjendë dhe entuziazmi i tij na bëri të marrim vendimin për ta rikonfirmuar”, shtoi më tej presidenti i Barcelonës.

Por çfarë ndryshoi sërish? Shpjegimi i Laportës nuk vonoi: “Një ndryshim bisede për ekipin. Që nga momenti që ai bëri ato deklarata dhe ndryshoi në thelb kërkesat e tij, më bëri të kuptoj se duhej të jepja një impuls tjetër, më bëri të rimendoja dhe mendova për Hansi Flick, për të nxjerrë më të mirën nga ky ekip”.

Bordi i drejtorëve ka fuqinë t’i marrë këto vendime dhe t’i korrigjojë ato, siç bëri edhe Xavi”, tha Laporta, që në fund foli edhe për sulmuesin polak Robert Lewandowski: “Robert refuzoi propozime të rëndësishme ekonomike për të qëndruar me ne, e vlerësoj këtë gjë”. 35-vjeçari ka kontratë me “blaugrana” deri në vitin 2026.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit