Laporta: Tifozët i shoh sërish të lumtur, së shpejti do të rikthehen në “Camp Nou”

18 Tetor 2024
10:28
Telesport
back button

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për situatën aktuale të klubit dhe është ndalur te tifozët, që sipas tij janë pjesë e rëndësishme e historisë. “Jam i lumtur, i emocionuar kur shoh se tifozët e Barcelonës janë të lumtur ashtu si unë”.

Më tej, numri 1 i klubit katalanas, u shpreh: “I shoh shumë të emocionuar tifozët e Barcelonës në prag të 125-vjetorit të klubit. Progres po bëhet me Camp Nou dhe ristrukturimin e tij, për të mikpritur sa më shumë prej tyre”.

I shoh ata të entuziazmuar për një ekip shumë konkurrues. Lojtarët dhe Flick po bëjnë shumë mirë dhe ne mund të jemi shumë të lumtur”, u shpreh Joan Laporta.

Në fund, ai deklaroi: “Është skuadra që aktualisht ka shënuar më shumë gola në Europë. Nuk ka ekip me kaq shumë lojtarë vendas dhe të Akademisë, ne shfrytëzojmë talentet vendase”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit