LAPORTA TREGON PROBLEMET | “Barcelona kishte v*dekur klinikisht, situata mbetet delikate nuk e mohoj”

8 Qershor 2022
22:07
Telesport
back button

Situata ekonomike e Barcelonës mbetet e rëndë dhe e ardhmja e blaugranave dhe merkato e tyre e transferimit mbetet shumë e pasigurt. Presidenti Joan Laporta, në takimin me anëtarët më të vjetër të klubit, bëri një bilanc të situatës.

Ai nuk e fshehur kritikën e rastit: “Kur mbërritëm në Barcelonë – shpjegoi Laporta – klubi ishte klinikisht i vdekur. Tani jemi në Ligen e Kampionëve. Më 16 qershor do të mbledhim një takim.

Kjo për të gjetur zgjidhje ballë për ballë dhe për të trajtuar situatën ekonomike të klubit, e cila mbetet shumë delikate. Do te na duhet te mblidhemi me eksponente te La Liga. Kur mbërritëm këtu nuk mundëm të paguanim…

Kishim shpatën e Damokleut, kokat tona. Nuk i kemi paguar dot borxhet te kreditorët për tre semestra. Nga të vdekur jemi kthyer në Champions League. Besoj se po bejme gjerat si duhen por ende nuk ka mbaruar…”.

Situata financiare e Barcelonës vazhdon të jetë shqetësuese dhe klubi shpreson të regjistrojë disa operacione në javët në vijim për të bërë transferimin në mënyrë të qetë. Blaugranët tashmë kanë nënshkruar me Andreas Christensen dhe Franck Kessié…

Por ende nuk kanë prezantuar apo zyrtarizuar transferimet sepse për momentin nuk mund të regjistrojnë lojtarë të rinj. Sipas Sport, ky është shkaku që ka sjellë edhe vonesë në njoftimin e rinovimit të Sergi Robertos dhe në negociatat për Robert Lewandowskit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit