Lara Colturi nuk e mbyll dot garën e Soldeu, skiatorja kuqezi rrëzohet gjatë zbritjes së dytë

10 Shkurt 2024
17:14
Telesport
back button

Në pistën e Soldeu, në Andora, u zhvillua sot ara e sllallomit gjigand për femra, ku garoi për ngjyrat kuqezi edhe skiatorja Lara Colturi. Ajo nuk ka mundur do ta përfundojë garën, duke u rrëzuar pas zbritjes së dytë.

Për fat, vetëm një goditje e fortë”, shkroi më pas skiatorja shqiptare në rrjetet sociale, duke konfirmuar se nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz, por vetëm frikë pas rrëzimit.

Colturi kishte arritur të kualifikohej pas zbritjes së parë, duke dhënë kohën 1’01”91, ku renditej në vendin e 11-të. Ajo synonte në një vend në “top-10” pas zbritjes së dytë, por për fat të keq u rrëzua dhe nuk e mbylli dot garën.

Kualifikimi në zbritjen e dytë është kthyer një rutinë për skiatoren 17-vjecare kuqezi, që këtë sezon ka bërë paraqitje të mirë. Ky është sezoni i dytë i Lara Colturi në garat e Kupës së Botës në ski.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit