Lara Colturi sërish në zonën e pikëve, renditet mes më të mirave në pistën e Kranjska Gora

6 Janar 2024
17:15
Telesport
back button

Garat e Kupës së Botës për femra në ski u spostuan sot në pistën sllovene të Kranjska Gora, ku u zhvillua gara sllallomit gjigand. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi, në edicionin e saj të dytë në Kupën e Botës, ku po tregon cilësi të jashtëzakonshme.

Paraqitja e skiatores 17-vjecare kuqezi ishte e mirë, duke hyrë sërish mes 30 më të mirave pas zbritjes së parë. Ajo dha kohën 59”20 pas zbritjes së parë, ndërsa në të dytën e ndali kronometrin në kohën 54”47.

Kështu, pas dy zbritjeve, ajo dha kohën e përgjithshme 1’53”67, duke u klasifikuar në vendin e 25-të, duke grumbulluar të tjera pikë të rëndësishme në Kupën e Botës. Deri më tani, ajo ka grumbulluar 58 pikë, duke u klasifikuar në vendin e 49-të në renditjen e përgjithshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit