Lara Colturi shkëlqen edhe në garën e “shtëpisë”, e 12-ta në sllallomin gjigand italian

31 Janar 2024
8:35
Telesport
back button

Garat e Kupës së Botës për femra në ski u spostuan në pistën italiane të Kronplatz, ku u zhvillua gara e sllallomit gjigand. Në pistë zbriti edhe skiatorja Lara Colturi, që u klasifikua në vendin e 12-të.

Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e skiatores kuqezi, që në pistën e “shtëpisë” (Colturi është italiane, por me pasaportë shqiptare) nuk zhgënjeu. Ajo bëri një garë të mirë në të dyja zbritjet.

Në zbritjen e parë, Colturi dha kohën 1’02”52, duke u kualifikuar më tej. Në zbritjen e dytë, skiatorja kuqezi dha kohën 1’00”55. Në total, me kohën e përgjithshme 2’03”07, ajo u klasifikua në vendin e 12-të.

Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që Lara Colturi bën paraqitje të tilla, duke u klasifikuar gjithnjë e më shpesh mes 15 skiatoreve më të mira në disiplinat e sllallomit dhe sllalomit gjigand.

Colturi grumbullon gjithnjë e më shumë pikë në renditjen e përgjithshme (22 në këtë garë), duke konfirmuar pretendimet e saj për të arhdmen. Skiatorja 17-vjeçare është në sezonin e saj të dytë në garat e Kupës së Botës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit