Lara Colturi shkëlqen sërish në Slloveni, renditet e 15-ta në garën e sllallomit

8 Janar 2024
10:37
Telesport
back button

Vijojnë paraqitjet e shkëlqyera të skiatores së re shqiptare Lara Colturi. Në garën e sllallomit zhvilluar në pistën sllovene të Kranjska Gora, ajo u klasifikua në vendin e 15-të pas dy zbritjeve, një rezultat i mirë arritur në kushte të vështira atmosferike.

Kjo ëhstë hera e dytë që Colturi këtë sezon arrin të jetë në “top-15”, pas vendit të 12-të në Amerikë. Pas zbritjes së parë, skiatorja kuqezi dha kohën 54”50, ndërsa në zbritjen e dytë ndali kronometrin në 55”48.

Kështu, pas dy zbritjeve, Lara Colturi dha kohën e përgjithshme 1’49”98, duke u klasifikuar në vendin e  15-të. Ajo grumbullon të tjera pikë të rëndësishme për garat e Kupës së Botës.

Ky është edicioni i dytë për skiatoren e re kuqezi (italiane por me pasaportë shqiptare) në garat e Kupës së Botës, ku po bën një paraqitje shumë të mirë. Një skiatore që nga gara në garë po tregon se mund të jetë një kampione e madhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit