Arsenali ka mbetur pa drejtor sportiv. Largimi i befasishëm i Edu ka sjellë probleme në Emirates, sepse ai ka qenë njeri i rëndësishëm brenda klubit.
Tashmë Arsenali ka nisur zyrtarisht kërkimin për një drejtor të ri sportiv. Objektivi është të caktohet një person i cili ka lidhje shpirtërore me klubin londinez.
Braziliani Edu e nisi punën në vitin 2019 si drejtor teknik. Ai ka sjellë lojtarë të shkëlqyer në skuadër. Kush do të jetë pasuesi?
Emrat janë dy. I pari në listë është Tomas Rosicky, një ish-mesfushor i skuadrës. I dyti është ish-mbrojtësi i tyre, Per Mertesacker, aktualisht trajner në akademi.