“Largimi i Messit, një ditë shumë e vështirë. Futbollin e kërcënon Netflix dhe Instagrami”

1 Dhjetor 2021
10:48
Alfred Lleshi
back button

Gerard Pique rikthehet të flaës për ditën kur u largua Messi nga Barcelona: “Ishte një ditë shumë e vështirë, sepse kam ndarë dhomën e zhveshjes me të që kur isha 13 vjeç. Kemi qenë bashkë për 15 apo 16 vite. Leon e kam si vëlla. Ishte e vështirë në nivel sportiv dhe personal. Sivjet, gjërat nuk kanë nisur mirë. “Topi i Artë” ishte përfundimtar për të treguar se ai është më i miri në histori.

Shijojeni duke luajtur në Paris, sepse me siguri rrugët tona do të kryqëzohen përsëri. Unë vazhdoj të flas me të. Ndryshimi dhe përshtatja është gjithmonë e vështirë. Edhe mua më ndodhi kur shkova në Manchester. Është e ndërlikuar, por ky është ligji i jetës. Unë u largova vetëm kur isha 17 vjeç”.

Disa fjalë edhe mbi të ardhmen e futbollit: “Gjithçka mund të mbetet e vjetër, këtë e ka treguar historia. Futbolli është një produkt që duhet të shitet dhe nëse njerëzit ndalojnë së konsumuari, të ardhurat ulen, lojtarët do të paguheshin më pak, buxhetet e klubeve do të uleshin dhe futbolli do të dilte jashtë vëmendjes. Nuk e di se çfarë duhet ndryshuar. Të rinjtë e konsumojnë futbollin ndryshe nga unë, kur isha i vogël. Futbolli sot konkurron kundër Netflix, Instagramit…”

Natyrisht, sikurse e ka pohuar më parë, ëndrra e tij mbetet të jetë president i Barçës: “Duhet të kesh një angazhim dhe dashuri kaq të madhe për klubin. Nëse një ditë do të më kërkohet, do të jap gjithçka në këtë pozicion, por është një sakrificë e madhe”.

Po si e pret ai fundin e karrierës? “Kam folur me lojtarë që kanë dalë në pension dhe të gjithë thonë se është humnera që të pret. Që kur fillon të luash futboll dhe bëhesh profesionist, që do të thotë t’i përkushtohesh vetëm kësaj…, ke një rutinë. Dhe vjen një ditë kur gjithçka përfundon, e humb atë rutinë.

Pavarësisht se sa të përgatitur jeni, është një shkëmb dhe duhet shumë kohë për t’u përshtatur me jetën e re. Dilni nga fusha e blertë dhe nuk dini çfarë të bëni. Privilegjet me siguri do të ikin dhe për mua do të ishte kënaqësi nëse nuk do të më njihnin në rrugë. Është një ndryshim rrënjësor dhe lojtarët nuk janë të përgatitur”, – saktëson gjiganti i prapavijës blaugrana.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit