“Në 25 minutat e para të ndeshjes patëm cilësi dhe i krijuam vështirësi Arsenalit. Më pas kemi rënë në intensitet dhe vuajtëm pak”. Kjo është analiza e Lautaro Martinez pas Inter-Arsenal, me zikaltrit që dolën fitues 1-0 në “San Siro”, falë penalltisë së Calhanoglu: “Ne luajtëm si ekip solid, treguam karakter ndaj një kundërshtari shumë të fortë, – shtoi kapiteni zikaltër. – Në nivel personal, sa më shumë të luaj, aq më mirë bëhem”.
Deciziv me golin e penalltisë, Hakan Calhanoglu foli pas fitores ndaj Arsenalit: “Ndeshja ishte shumë e vështirë, Arsenali është ekip shumë i fortë. Sidoqoftë, ne u treguam të mirë, sidomos në prapavijë. Vuajtëm dukshëm, por punuam me kaq shumë sakrifica. Napoli? Jemi gati”.