Lautaro: Dua të rinovoj, por në futboll nuk i dihet kurrë. Historinë e bëmë në derbin ndaj Milanit

6 Maj 2024
8:36
Alfred Lleshi
back button

“Në futboll nuk i dihet kurrë, por në Milano ndihem mirë dhe dëshira ime është të rinovoj”. Muzika dhe fjalët nga Lautaro Martinez, kapiteni i Interit, i cili tregoi edhe një herë të gjithë lidhjen e tij me ngjyrat zikaltër, në mes të diskutimeve për zgjatjen e kontratës ekzistuese, që i skadon në vitin 2026. “Toro”, pa gol që prej 28 shkurtit, është rikthyer gjithashtu te derbi i 22 shkurtit: “Fitimi i yllit të dytë në fushën e kuqezinjve ishte i veçantë. Ne bëmë histori”.

Argjentinasi, forca shtytëse e skuadrës së Inzaghit, por protagonist negativ në Champions League, me penalltinë vendimtare të humbur ndaj Atletico ë Madridit, pranoi: “Kur Milani fitoi titullin dy vite më parë, ne vuajtëm shumë. Nuk do ta harrojmë kurrë ditën e derbit që na dha titullin. Meqë po bëheshin llogaritë për ta fituar titullin, data e derbit ishte e veçantë për ne”.

Mysafir në dhomën e ndenjes së Fabio Fazios në “Nove”, Lautaro Martinez u projektua për qëllimet e tij të radhës: “Pasi kam fituar Kupën e Botës me Argjentinën, tani ëndrra ime është Liga e Kampionëve me Interin. Që kur kam qenë në Milano, të gjithë më kanë trajtuar gjithmonë në mënyrë të veçantë. Jam mirënjohës për këtë, por në futboll nuk e dini se çfarë ndodh”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit