Lautaro Martinez nuk ka marrë atë që priste në garën e “Topit të Artë” 2024. Kapiteni zikaltër e komentoi kështu vendin e tij të shtatë, pas fitores së Interit në Empoli: “Mund të përmirësohem.
Sinqerisht, prisja më shumë se vendi i shtatë për ‘Topin e Artë’, nisur nga puna e bërë me Interin dhe Argjentinën. Megjithatë, ndonjëherë këto çmime nuk jepen në mënyrën e duhur. Si ekip duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, sepse kampionati është i gjatë”.
Kapiteni i Interit, i cili me golin ndaj Empolit u bë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e zikaltërve, duke marrë parasysh të gjitha garat (134 për argjentinasin, përkundrejt Stefano Nyers me 133 gola), foli edhe për ndeshjen dhe përgjigjen e dhënë ndaj Napolit në duelin e largët për kreun e renditjes së Serie A:
“Empoli është një skuadër e vështirë për t’u përballur. Ne e përgatitëm ndeshjen në mënyrën e duhur. Me një lojtar bëhet më shumë e lehtë, por duhet t’i fitosh ndeshjet në çdo mënyrë. Ishte e rëndësishme t’i merrnim 3 pikët në shtëpi”.