Fillimisht rinovimi me Interin, më pas debutimi në kampionat ndaj Genoa. Këto janë dy takimet e mëdha të javës për Lautaro Martinez, i cili u rikthye në Milano pas fitimit të Kupës së Amerikës dhe tashmë është gati t’i tërheqë para zikaltrit në sezonin e ri.
Për sa i përket shtyrjes së marrëveshjes me klubin deri në vitin 2029, tani jemi në momentin e njoftimeve. Nënshkrimi është tashmë aty, njoftimi zyrtar tashmë është çështje orësh, aq sa sipas “Gazzetta dello Sport”, firma mbi kontratën e re do të hidhet në mesin e gushtit.
“Toro”, i cili do të marrë 9 milionë euro në sezon, sipas marrëveshjes së re, ka preferuar të qëndrojë në Milano për t’u stërvitur dhe të mos fluturojë drejt Londrës për ndeshjen miqësore me Chelsea, duke menaxhuar edhe personalisht të gjithë çështjen e kontratës. Për sa i përket fushës, ai tashmë i ka thënë Inzaghit se është gati të luajë të shtunën, në debutimin e kampionatit të ri.