Lautaro Martinez shpërtheu ndaj kritikëve, pas fitores së Argjentinës: Do t’i lë të gjithë të flasin, pastaj…

23 Mars 2024
13:50
Alfred Lleshi
back button

Argjentina u përball në një miqësore dhe mundi El Salvadorin 3-0, falë golave ​​të Romero, Enzo Fernandez e Lo Celso. Lautaro Martinez, golashënuesi më i mirë i Serie A, mbeti “thatë”. Sulmuesi i Interit nuk ka shënuar për Albiceleste që nga 23 shtatori 2022, kur realizoi golin e parë në fitoren 3-0 kundër Hondurasit në stadiumin “Hard Rock” të Floridas.

Kundër El Salvadorit, “Toro” duhej të kënaqej me një asistim. “Shpresoj që në ndeshjen e radhës të kem mundësinë të zhbllokohem, të buzëqesh sërish dhe t’iu dëshmoj atyre njerëzve që flasin aq shumë për mua se e kanë gabim.

Gjithmonë jap më të mirën time, – tha ai për median argjentinase, duke iu përgjigjur kritikave për “shterpësi” folash në kombëtare. – Si po e përjetoj këtë situatë thatësire? Me qetësi. Siç e kam thënë gjithmonë, përpiqem ta tregoj veten në fushë.

I lë të tjerët të flasin. Ajo që thonë nuk më intereson shumë, sepse në çdo seancë stërvitore i tregoj trajnerit se jam gjithmonë në dispozicion të skuadrës. Pak rëndësi ka nëse e nis si titullar, zëvendësues apo bëj tifo për shokët e mi nga pankina”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit