Lautaro Martinez shpreson te Topi i Artë: E meritoj, ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm

16 Tetor 2024
10:51
Telesport
back button

Lautaro Martinez është ndër 30 kandidatët finalistë për të fituar Topin e Artë 2024, i cili do t’i jepet më 28 tetor pasuesit të Lionel Messi. Edhe pse përflitet se Vinicius është favoriti kryesor, sulmuesi i Inter ende shpreson.

Duke analizuar sezonin e kaluar mendoj se ishte spektakolar: Fitova titullin me Inter dhe shënova pesë gola në Kupën e Amerikës, duke e fituar atë, me Argjentinën. Nuk dua të them se e meritoj, por jam i lumtur dhe shpresoj”, tha Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas foli për mediat pas fitores 6-0 kundër Bolivisë, ndeshje në të cilën shënoi një gol: “Do të jem në Paris për ceremoninë e çmimeve bashkë me gruan time. Shpresa do të jetë e njëjtë si gjithmonë”.

Gjithnjë e them se grupi, ekipi, kolektivi ka më shumë rëndësi se individi, por duke analizuar udhëtimin tim sezonal mendoj se jam në garë për Topin e Artë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë atë mbrëmje”, tha argjentinasi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit