Lautaro Martinez zgjohet pa aguar mirë, ajo që bën trondit gruan e tij

11 Shtator 2024
9:15
Alfred Lleshi
back button

Agustina Gandolfo ka zbuluar një nga hobet sekrete të Lautaro Martinez, vizatimin. Partnerja e futbollistit, siç dëshmohet nga një video e shkurtër, e publikuar prej saj në Instagram, është zgjuar dhe e habitur ka parë kapitenin e Interit përballë, me kokën ulur në tavolinë. “Njëri është shumë i lumtur, qenka ngritur nga gjumi që në orën 05:30. Nuk e kam idenë pse po vizaton tani”, – ka shkruar Agustina.

Gruaja e Lautaro Martinez nuk tregoi vizatimin e të shoqit, por tashmë dihet ky pasioni i lojtarit. Një hobi me përfitime të shumta relaksuese, për të cilin sigurisht që argjentinasi është i vetëdijshëm. Vizatimi lehtëson stresin, rrit aktivitetin e trurit dhe përmirëson kreativitetin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit