Lautaro shënoi me Argjentinën: “Scaloni nuk më detyrohet asnjë shpjegim”

21 Qershor 2024
13:26
Denis Hakanaj
back button

Lautaro Martinez gjeti rrjetën në debutimin e Argjentinës në Copa America kundër Kanadasë. Sulmuesi i Interit është aktivizuar në pjesën e dytë, më pas në fund të ndeshjes u shpreh kështu për TyC Sports:

“Është e rëndësishme të bësh gjithmonë atë që kërkon trajneri. Kam arritur të kem dy situata të rëndësishme kur kam hyrë në fushë dhe kam arritur ta kthej një në gol”.

Mbi dualizmin me Julian Alvarez. “Trajneri nuk ka pse të na shpjegojë asgjë për këtë çështje, ai na mbështet dhe na inkurajon. Është e qartë se ai duhet të marrë vendime dhe këto respektohen.

“Kushdo që del në fushë gjithmonë jep gjithçka dhe kushdo që merr përsipër bën të njëjtën gjë sepse gjithmonë përpiqesh të japësh gjithçka kur del në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit