Lautaro “shtrëngon dhëmbët” për Barcelonën, këto dy sprova vendosin fatin e Inzaghit si trajner

4 Tetor 2022
8:49
Alfred Lleshi
back button

Inzaghi nuk i ka shuar ende dyshimet për çiftin sulmues që do të startojë kundër Barcelonës, mbrëmjen e sotme. Lautaro Martinez iu nënshtrua testeve instrumentale që përjashtuan dëmtimin e përkulësit të kofshës së majtë, por do të jetë mëngjesi i sotëm ai që do ta konfirmojë gatishmërinë ose jo të tij.

Nëse “Toro” nuk ndihet mirë, Dzeko do të startojë përkrah Correa. Megjithatë, Lautaro dëshiron të paktën të hyjë në ndeshje gjatë zhvillimit të saj, me synimin që 72.000 tifozët që priten në “San Siro” të ëndërrojnë sërish, duke hipotekuar një kualifikim jo shumë të parashikueshëm sot. Këtë e raporton “Tuttosport”.

E ardhmja e Inzaghit dhe Interit kalon nga ndeshja e sotme ndaj Barcelonës. Një sfidë shumë e vështirë për zikaltërit, të cilët në rast disfate do ta komprometonin kualifikimin për në turin e dytë të Champions League.

Kapitulli i Inzaghit? Trajneri është konfirmuar nga drejtuesit e Interit, që i kanë dhënë besim, por sonte duhet të dëshmojë shenja të forta rikuperimi të skuadrës, për të treguar se puna është aty.

Në rast të humbjes ndaj Barcelonës, pozicioni i trajnerit do të vihej seriozisht në dyshim. Ndeshja kundër Sassuolo do të bëhej më pas vendimtare. Këtë e raporton “Corriere dello Sport”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit